E Diel, 1 Nëntor 2026

Arabi Saudite, gratë i kërkojnë ndihmë Klintonit dhe Eshtonit

Një koalicion i aktivisteve saudite i kanë kërkuar grave me të pushtetshme në perëndim, që të përkrahin publikisht fushatën e grave në Arabinë Saudite për të fituar të drejtën për të drejtuar makinën.

Grupi i aktivisteve, ka njoftuar se i ka dërguar një letër Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton dhe shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, që t`i ndihmojnë të ndryshojnë faktin se në atë shtet kanë mundësi vetëm meshkujt të drejtojnë makinat.

Rreth 40 gra në Arabinë Saudite morën timonin në dorë të premten për të filluar kështu fushatën që kërkon heqjen e ndalimit për drejtuar makinën nga gratë në shtetin ultra-konservativ mysliman.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›