E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ajror ne Ukraine vdesin pese persona

Një avion me në bord 20 persona, 17 parashutistë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit, ka kryer një ulje të detyruar në aeroportin Borodianka pranë Kievit, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave ndërsa pjesa tjetër e pasagjerëve janë të gjithë të plagosur.

Një avion me në bord 20 persona, 17 parashutistë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit, ka kryer një ulje të detyruar në aeroportin Borodianka pranë Kievit, duke shkaktuar vdekjen e epesë personave ndërsa pjesa tjetër e pasagejrëve janë të gjithë të plagosur. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e emergjencave në Ukrainë. Avionic u detyrua të ulej si pasojë e kushteve të rënda atmosferike me erëra të forta dhe shira të dendur. Sipas të dhënave që vi jnë nga bluzat e bardha tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe 11 të tjerë në kushte mesatare. Ndërkohë që një nga të plogosurit është shtruar në një klinikë private. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e incidentit ku u përfshi avionic që me sa duket I përket shkollës së fluturimit ukrainase. Një nga të plagosurit ëshët austriak. Aeroporti ku ndodhi dhe incidenti ndodhet 57 kilometra në perëndim të Kievit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›