E Diel, 1 Nëntor 2026

France socialistet fitojne zgjedhjet parlamentare

Sipas të dhënave të publikuara nga Telefrance 1, e majta franceze ka fituar zgjedhjet parlamentare në vend, duke marrë kështu 275 vende në parlament dhe 315 në Asamblenë Kombëtare kundrejt 230 vendeve në parlament dhe 270 të Asamblesë nga e djathta. Nëse këto të dhëna do të konfirmohen deri në fund presidenti Francez Fransua Hollond do të ketë të bëjë me një qeveri të shenjës së kundërt. Pra sipas këtyre të dhënave turni I parë I zgjedhejve legjislative franceze sheh socialistët dhe të gjelbërit që marrin së bashku mazhorancën absolute. Ndërsa partia e ekstremit të djathtë Marin Lë Pen rrezikon të mos marrë asnëj vend në parlament, ose maksimalisht vetëm tre. Por ndërsa sondazhet janë akoma të paqarta për rezultatet përfundimtare duke parë një garë të fortë mes dy partive kryesore ajo që është e sigurtë është mospjesëmarrja në zgjedhje që ka shënuar një rekord të vërtetë, plot 43 për qind. Gjithësesi balotazhi parashikohet të dielën e ardhshme në 17 qershor. Sistemi electoral francez parashikon dy raunde zgjedhjesh parlamentare nëse asnjë parti nuk I kalon 50 për qind të votave të fituara, ndërsa për sa I përket kandidatëve, do të shkojnë në balotazh të gjithë ata që kanë kaluar pragun e 12 për qindëshit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›