E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetohet sekretari amerikan i tregtise

Policia amerikane ka bere te ditur se sekretari amerikan i Tregtisë Xhon Brajson po hetohet për shkaktimin e nje aksidenti afër qytetit të Los Angjelosit.
Policia tha se Brajson ka goditur një makinë që ishte ndalur për t’i mundësuar kalimin trenit; ai kishte folur shkurt me të drejtuesit e makines tjeter dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes, duke qëlluar sërish të njëjtën makinë.
Policia tha se pesë minuta më vonë Brajson ka goditur edhe një makinë tjetër dhe policia e ka gjetur atë pa vetëdije prapa gomës së makinës së tij.
Brajson është dërguar menjehere ne spital dhe doli sot.
Raportohet se drejtuesit ne makinat qe u perfshine ne keto aksidente dhe pasagjeret qe ishin ne to, nuk kanë pësuar lëndime serioze.
Policia tha se nuk ka indikacione për përdorim të alkoolit apo drogës dhe se nuk janë ngritur akuza formale. Nderkohe departamenti amerikan i Tregëtisë njofton se kreu i saj, John Bryson ka pësuar një krizë epileptike kur ai u përfshi në dy aksidente automobilistike në Kaliforni, gjatë të cilave ai është larguar nga vendi i ngjarjes. 
Një zëdhënës i Departamentit të Tregëtisë tha se Sekretari Bryson u dërgua në spital ku qëndroi gjatë natës për t’u mbajtur nën kontroll. Zyrtarët në Los Anxhelos, ku ndodhën aksidentet, thonë se ai mund të përballet me akuza kriminale për shkaktim aksidenti dhe largim nga vendi i ngjarjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›