E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi shtyhet data e zgjedhjeve

Zgjedhjet e para parlamentare në Libi, që prej përmbysjes së diktatorit Muamar Gadafi, vitin e kaluar, janë shtyrë për 18 ditë dhe do të mbahen më 7 korrik, ka njoftuar shefi i Komisionit zgjedhor të Libisë, Nuri al-Abar.Zgjedhjet, për një asamble e cila do të ri vendose sistemin e sundimit autokratik, tani do të zhvillohet më 7 korrik në vend të datës së mëparshme të 19 qershor.
"Ne kemi vendosur per diten e shtunë 7 korrik, 2012 si ditën e votimit për të zgjedhur asamblenë kombëtare," tha Nuri al-Abbar, kreu i komisionit zgjedhor, në një konferencë shtypi.
Ai tha se pjesë të rëndësishme të përgatitjes për zgjedhjet duke përfshirë regjistrimin e votuesve dhe verifikimin e kandidatëve për t'u siguruar që ata nuk kishin lidhje me liderin Muamar Gadafi - kishte marrë shumë kohë duke e bërë të pamundur për të mbajtur zgjedhjet në datën e planifikuar.
"Të gjitha këto arsye janë thjesht logjistike dhe teknike, dhe ne nuk mund te mbajme zgjedhjet për shkak të mungesës së të dhënave," tha ai.

Zgjedhjet do të jetë një moment historik në Libi ne nje kohe qe vendi përpiqet të ndërtoje institucionet demokratike pas revoltës së vitit të kaluar .
Por këto aspirata kanë dalë kundër realitetit duke organizuar një stërvitje te madhe logjistike në një vend pa burokraci funksionale, me sigurin te dobët, dhe vetëm një kujtim i largët e mbajtjes së zgjedhjeve në shkallë vendi. Ndërkohë vendi është përfshirë sërish nga dhuna .Përleshjet mes forcave qeveritare dhe rebelëve janë regjistruar në qytetin Jugor të Kufrës në Libi, ku si pasojë kanë humbur jetën 16 persona . Mes tyre gra e fëmijë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›