Aksident dy te plagosur
Një aksident me pasojë plagosjen e dy të rinjve ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cërrikut” në Elbasan. Motorri me targë greke XXY 905 është përplasur me automjetin tip “Benz” me targë AA 261 AU i drejtuar nga Kujtim Rrapi 65 vjeç nga Elbasani. Për pasojë kanë mbetur të lënduar Viktor Floqi, 22 vjeç dhe Altin Cerraga 30 vjeç, të cilët udhëtonin me motor. Ata janë dërguar menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas të dhënave të para shkak i aksidentit ka qenë mosrespektimi i shenjave të qarkullimit nga drejtuesit e automjeteve. Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar për në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.