E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Haxhinasto takim me Drejtorin e Pergjithshem per Zgjerimin

Zëvendëskryeministri, njëkohësisht Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto u takua me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian,  Stefano Sanino.

Gjatë këtij takimi, ministri Haxhinasto vlerësoi zotin Sannino për kontributin e tij personal në ndjekjen e proceseve politike në Shqipëri dhe për angazhimin e tij me të gjithë aktorët respektivë në vend.

Ministri Haxhinasto rikonfirmoi vullnetin e plotë të qeverisë për të finalizuar me sukses të gjitha përpjekjet për përmbushjen e angazhimeve në kuadër të Planit Kombëtar të Veprimit për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në këtë kontekst u vlerësua ecuria në drejtimin e duhur në zbatim të 12 prioriteteve të Komisionit Evropian, si një proces kombëtar mbipartiak. Më tej, në takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit në rajon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›