E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria mbyll dosjen pa pyetur as paditësin as të paditurin

Tiranë- Në vijim të investigimit në fushën e drejtësisë, gazeta IDEA sjell një tjetër shembull skandaloz të mbylljes së hetimeve nga ana e prokurorisë, pa i zhvilluar fare ato. Gjykata ka urdhëruar prokurorinë të rihapë hetimet, pasi prokurori e kishte mbyllur dosjen pa pyetur as personin që kishte bërë padinë dhe as personin që akuzohej nga paditësi, duke konsumuar një shembull unikal në hitorinë e hetimit, kur një çeshtje pushohet pa marrë në pyetje as protagonistët e saj kryesorë.

Historia ka në qendër një shtetas të huaj që beson dhe një grua shqiptare që ka shfytëzuar mirëbesimin duke i shkatërruar shtyëpinë atij. Yaris Baranes, i vitlindjes 1964, lindur ne Izrael, banues ne Tblisi, Gjeorgji, i cili u përfaqësua në këtë gjyq nga avokati Oltion Dano, ka më shumë se një vit që ka berë kallzim pranë prokurorisë, por çështja e tij u pushua nga organi i akuzës ndërsa.

Sipas kallzimit të tij, i cili u shqyrtua në gjykatë, ai ka firmosur një kontratë më 18 shtator 2002 me shoqërinë Tirbino shpk për të blerë një apartament pranë kopshtit botanik. Sipas Yaris Baranes, Adela Xhemali, ekonomistja e biznesit te tij, ishte personi që duhet te krente pagesat si dhe mobilimin dhe përgatitjen e apartamentit për banim. Në besim të plotë thotë kallzuesi, i transferova shumat në llogarinë e saj bankare për të gjitha detyrimet që nga pagimi i kontratës deri tek shumat për mobiljet.

Këto pagesa janë kryer me këste në shumat 19 mijë dollarë kësti i parë, 19 mijë dollarë edhe kësti i dytë dhe 12 mijë dollarë kësti i tretë dhe kësti i katërt 12 mijë e 580 dollarë. Shtetasi francez këmbëngul se në total ai ka shpenzuar 118.931,59 dollarë së bashku me shumën që nevojitej për mobilimin. Kjo gjë – thuhet në kallzim – provohet nga tabelat e mbajtura nga ekonomistja dhe fakti që ajo i ka kryer të gjitha blerjet. Por pikërisht këtu nis edhe problemi i ankuesit. Duke qenë së ekonomistja, në mirebesim i kishte plotësuar të gjitha kërkesat e Yaris Baranes, jo vetëm për pagimin e kësteve të kontratës por edhe për blerjet e artikujve që duheshin për banesën si dhe ka kryer mobilimin e shtëpisë së tij, duke qenë se ankuesi banonte jashtë Shqipërisë, ai ka lejuar ekonomisten e tij të banojë në këtë apartament.

Ekonomistja e ka përdorur këtë apartament deri më mars 2011, pavarësisht se më 2009 Yaris Baranes i shkruan asaj që apartamentin do ta shiste, kështu që vajza duhet të gjente një banesë tjetër. Pas disa komunikimeve, ku shtetasi i huaj këmëngulte që ajo të lironte shtëpinë e tij, më 2 prill ai kthehet personalisht në Tiranë, por ka konstatuar se e kishte të pamundur të hynte ne apartament, pasi derës i ishte ndërruar brava. Pas disa peripecive ai mund të hyjë në banesë dhe kur hyn për çudinë e tij banesa ishte e boshatisur, pa asnjë mobilje edhe e dëmtuar. Dyert – thotë i dëmtuari –  me gjithë kasa ishin shqyer, muret ishin dëmtuar, të gjitha mobiljet ishin zhdukur, çdo gjë që nga aparatet e ajrit të kondicionuar, kuzhina, aparaturat elektrike, sistemi i ngrohjes dhe disa pajisje hidro-sanitare nuk ndodheshin në shtëpi.

Në prani të disa dëshmitarëve ai ka bërë fotografi, ndërsa ai pretendon se dëmi ekonomik që i është shkaktuar është 37.391,90 dollarë. Pas kësaj ai ka bërë kallzim, penal por disa muaj më vonë prokuroria i pushoi hetimet. Gjykata çmon se organi i akuzës nuk e ka pyetur asnjëherë kallzuesin, dhe jo vetëm atë, por ska bërë minimumin të pyesë sipas detyrimit ligjor të paktën rrethin e personave që i dëmtuari i përmendte në kallzimin penal që do të thotë as shtetasja Adela Xhemali, e cila akuzohet drejtëpërdrejtë.

Ja disa fragmente nga vendimi i gjykatës që detyron prokurorinë të rihapë hetimet:

“Organi  akuzues nuk mbetet  ne hetim vetëm ne shabllonin e  kallëzimit qe i vjen, por munde te regjistroje vepra penale edhe me iniciativën e vet. Pra ne rastin konkret objekte gjykim, pavarësisht sa relaton ankuesi se cfare vepër penale duhet ti atribohet te kallëzuarit, është akuza qe vendos , e neqoftese konstatohet kryerja e ndonjë vepre tjeter penale tej çfare kallëzon ankuesi, e eshte ne kompetencën e saj, ky fakte nuk pengon organin e akuzës per regjistrimi njoftimi vepre panele, ne kuptim te nenit 287 K.Pr.Penale.

Sa me lart parashtroi gjykata çmon se vendimi i prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tirane për mosfillimin e procedimit e procedimit penal nr 4128, viti 2011duhet te prishet dhe çeshtja te kthehet për vazhdimin e hetimeve.

Për ketë qellim gjate vazhdimit te hetimeve organi i akuzës duhet te kryeje këto veprime shtese hetimor:

1. Te pyese kallëzuesin Yaris Baranes.

2. Te pyese shtetasen Adela Xhemali

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›