Kuvend debate te ashpra mes PS-PD Berisha Privatizimi mundesi te medha per vendin

Miratohen pas 6 orë debatesh ndryshimet e ligjeve në sektorin e hidrokarbureve, që do të çojnë në privatizimin e Albpetrol. Këto projektligje morën miratimin e 72 deputetëve të mazhorancës, ndërsa 53 deputetët e opozitës votuan kundër.
Opozita kundërshtoi deri në fund ndryshimet në ligje, që sipas tyre do t’i japin kompanisë private kompetenca të tepërta dhe kjo e fundit do të shtojë përfitimet vetjake.
Gjatë fjalës së tij në parlament, kryeministri, Sali Berisha deklaroi se ky ligj do të çojë në investime të reja në sektorin e hidrokarbureve, që do të jenë në favor të qytetarëve shqiptarë.
Sipas ministrit të Financave, Ridvan Bode deri tani efiçenca nga veprimtaria e kompanisë Albpetrol është thuajse zero.
Sipas ndryshimeve që i bëhen ligjeve në sektorin e hidrokarbureve, përfshihet shitja 100 për qind e aseteve të shoqërisë Albpetrol, ndërsa puset e naftës i jepen firmës për t’u shfrytëzuat në një periudhë 25 vjeçare. Detyrimi që firma private do t’i paguajë shtetit do të jetë 50 për qind të tatim- fitimit të kompanisë.