Aksident i rende i Bendtnerit, rrezikon seriozisht jeten
Niklas Bendtner nuk do te jete pjese e Arsenalit ne ndeshjet e Liges se Kampioneve, kunder Olimpiakosit, pasi u perplas me nje makine "Aston Martin" me vlere rreth 150 mije euro, duke rrezikuar seriozisht jeten. Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger deklaroi se lojtari nuk do te beje pjese ne formacion, per shkak te ketij aksidenti. "Nuk ka dale ne stervitje, sepse ka pesuar nje aksident automobilistik gjate dites se djeshme". Ndonese makina eshte prishur teresisht, lojtari ka arritur qe te shpetoje per mrekulli. "Fatmiresisht nuk ka pasur demtime te renda, por nuk ka qene shume mire per te nisur stervitjen. Ai do te kthehet te dielen tjeter dhe shpresojme qe te jete ne fushe ndaj Blekbernit", - theksoi trajneri i "topcinjve". Lojtari po ecte me shpejtesi te madhe dhe ishte ne nje moment teper te gezueshem, kur papritur u perplas me makinen e tij aq sa u duke se pas aksidentit mund te ishte demtuar, sa t'i rrezikohej jeta. Nje vit me pare ishte ish-sulmuesi i Mancester Junajtid, Kristiano Ronaldo, i cili pesoi nje aksident te rende.