E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteje dhe shkelma ne fushe, protagonist Lika

Gilman Lika ka qene nje nder protagonistet kryesore te kuqezinjve gjate fundjaves se fundit, teksa shenoi nje gol me mjaft rendesi per Bulaspor. Skuadra e Likes fitoi ne fund te takimit te acaruar, ndeshjen e rendesishme ndaj rivales se saj, Adnasport 3-1. Ky takim ka pasur probleme te shumta gjate gjithe lojes, aq sa gjyqtari akordoi plot kater kartone te kuq dhe tete te verdhe per te dy ekipet. "Zhvilluam nje ndeshje te tensionuar dhe e merituam fitoren ne fund, pasi luajtem me mire", - eshte shprehur pas ndeshjes, Gilman Lika. Mesfushori i kombetare sone ka qene protagonist gjate gjithe lojes ne fushe, pasi eshte penguar nga nje lojtar kundershtar. Ne kete moment gjyqtari e nxori futbollistin e Adnasporit, me karton te kuq dhe nga nje goditje denimi, erdhi goli i pare per Bulsasporin. "Pati edhe shkelma ndaj meje", - tha Gilman Lika, qe ishte edhe autori i nje goli ne fitoren e skuadres se tij, duke treguar forme te mire.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›