E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba: Celsi, aksidentale humbja me Viganin

Didier Drogba e pershkroi humbjen e fundit te Celsit ne Premier Lige me Viganin, si nje nder ndeshjet me te dobeta te ketij sezoni. Rezultati i disfavorshem 3-1, flet me qarte se perpjekjet e Celsit, per te arritur nje fitore tjeter ne Angli. Para ndeshjes eshte vleresuar gjeresisht se blute mund te vazhdojne qe te dominojne Premier Ligen 100 per qind, ne kete edicionin. Vigani ka deshtuar ne perpjekje per te mundur nje nder kater "te medhate". Pavaresisht ketij fakti, Drogba barazoi ndaj Viganit per nje moment dhe shenoi golin numer 100, me fanellen e Celsit. "Ne nuk luajtem mire, - theksoi Drogba per mediat angleze, -ne i humbem te gjitha betejat, te gjitha duelet. Nuk fituam asgje. Ishim nje skuader e varfer". Lojtari nga Bregu i Fildishte jep edhe vleresimet per kete sfide. "Ishte nje ndeshje e deshtuar dhe nder me te dobetat qe kam luajtur, qe nga koha kur jam bashkuar me Celsin. Ne duhet qe te mendojme, per te mos ndodhur nje gje e tille ne te ardhmen, korrektesia eshte korrektesi dhe e gabuara eshte e tille". Drogba tha se edhe pse me 10 lojtare ne fushe, skuadra e tij kishte mundesi qe te barazonte shifrat ne 2-2.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›