E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidentet, disiplina vazhdon "pushimet"

Aranit Muraci

Asnje gjyqtar nuk ka rene pre e dhunes ne javet e para dhe kjo shenje e pare per kete edicion, shpresohet qe te vazhdoje deri ne fund te sezonit. Nje gje e tille do te ishte sukses i padiskutueshem, per garantimin e nje gare te drejte ku fituesi te mos gjykohet dhe mos vihen ne diskutim, si ne cdo sezon te kaluar. Ne javet e parate te ketij sezoni nuk ka pasur kontestime per gjykimet, as dhune mes lojtareve te skuadrave, cka tregon se masat e marra ne fillim te ketij kampionati i kane dhene efektet e tyre pozitive. Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare, ne aq jave sa kane kaluar deri tani, kane arritur qe te mos regjistrojne asnje incident. Ne FSHF ka mberritur pas javes se peste te kampionatit nje numer i vogel me ankesa, cka tregon sipas drejtuesve te dikasterit me te larte ne FSHF, me shume pergjegjesi nga klubet pjesemarrese, por edhe masat e te forta qe jane marre gjate koheve te fundit, kane dhene efektet e para. Shpresohet qe te ecet me kete ritem, pasi ne kete menyre futbolli shqiptar do te hedhe hapa te metejshem para. Plesart Kotherja konfirmoi se ne Superiore ka pasur ankesa per loje te forte, ne fusha te caktuara, apo ndonje pakenaqesi te zakonshme ndaj gjykimit, por nuk jane shenuar probleme te medha dhe as nuk behet fjale per dhune, sic ka ndodhur rendom gjate viteve te kaluara. "Nuk ka pasur probleme ne keto jave dhe kjo eshte nje shenje pozitive per ecurine pozitive te kampionatit, ne te dy kategorite", - thekson Kotherja. Kane qene dhe masat e marra nga pushteti lokal, qe ne bashkepunim me kreret e FSHF-se kane mundesuar te parandalojne dhunen. Bylisi ka qene skuadra e vetme, te cilen e kane shoqeruar probleme te lehta gjate javeve te para. FSHF eshte duke monitoruar gjithcka me qellim qe nxitesit dhe pergjegjesit e dhunes, te marrin ndeshkimin e merituar ne baze te rregullores. Ne raste kur dhuna kalon ne permasa te renda, ku ne edicionet e fundit ka ndodhur shpesh qe gjyqtari i takimit te perfundoje me pasoja te renda per shendetin ne spital. Ne fusha te tjera te kampionatit tone, ndodhe qe te kete konfrontime mes lojtareve dhe ekipeve ne fushe, por ne rastet kur goditet gjyqtari, masat jane teper te ashpra. Nje nder problemet me te forta qe ka perjetuar futbolli shqiptar gjate viteve te fundit, ka qene nderhyrja ndaj gjyqtareve te ndeshjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›