E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Durrës mëngjesin e sotëm.

Policia bën me dije se në lagjen nr. 17 Durrës, në rrugën “Vllazërimi”, shtetasi D.H., 22 vjec, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit, duke u përplasur me një trajler të parkuar.

Si pasojë  shtetasi D. H, ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plote te rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›