E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dy viktima në dy aksidente, humbin jetën të rinjtë në Durrës dhe në Librazhd

Dy të rinj humbën jetën në aksidente orët e para të së shtunës.

Ne Durrës një 22-vjeçar, i identifikuar si Denis Hoxha humbi kontrollin mbi automjetin dhe u përplas me një trailer të parkuar në rrugën “Vëllazërimi” . Perplasja ishte fatale dhe i riu gjeti vdekjen e vendin e  ngjarjes.

Ndërsa, nga aksidenti tjetër që ndodhi në aksin nacional, Librazhd- Përrenjas i vdekur mbeti një 31-vjeçar banues në Korçë.

Makina që drejtonte Eugen Meka u perplas nga një kamion dhe për pasojë 31-vjeçari humbi jetën në vend.

Nga ky aksident mbeti i plagosur mbeti edhe personi që udhëtonte me Mekën si pasagjer.

Drejtuesi i kamionit u shoqërua në polici për të sqaruar rrethanat e aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›