Jeta e invalidëve të punës, përballja me vështirësi
Invalidët e punës, përveçse kufizimeve fizike, vazhdojnë të ndeshen me një sërë problemesh që në marrjen e asistencave ekonomike e deri në mos lejimin e udhëtimit falas në trasnportin publik.
Ata thonë se në lëvizjet me urban apo autobuzat e linjës Tiranë dhe qyteteve të tjera librezat e invaliditetit te tyre jo gjithmonë njihen dhe pranohen nga fatorinot. Kryetari i shoqatës së invalidëve Llesh Prenga thotë se ministria e transporteve është treguar indiferente ndaj kësaj kategorie.
Përveç ministrisë së Transporteve, edhe Bashkia e Tiranës nuk ka zbatuar asnjë vendim që invalidët me fëmijë nën 18 vjeç të mos paguajnë taksat. Vetëm në Tiranë 44 invalidë pune janë të pastrehë edhe pse kanë aplikuar në zyrat e strehimit të Bashkisë, ndërsa situata më shqetësuese është edhe në qytet të tjera të vendit.