Aksident i rëndë në Gjirokastër, 3 të vdekur 8 të plagosur

Në aksidentin që u përfshinë tre automjete (dy autovetura TR 6415T – Gj 1349 B dhe një fugon GJ253 A), dy persona humbën jetën në vend, ndërsa i treti humbi jetën pak më vonë në spital. Burime pranë Spitalit Rajonal të Gjirokastrës bëjnë me dije se 7 nga të plagosurit ishin në gjendje të rëndë, teksa njëri prej tyre nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.
Mësohet se menjëherë pas përplasjes kanë humbur jetën mjeku i Spitalit të Gjirokastrës, Tahir Bitri dhe 70-vjeçarja Sose Nikolla, udhëtare në fugon. Personi i tretë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur humbi jetën rreth orës 15:50 minuta në spitalin e Gjirokastrës.
Sipas dëshmive të para, fugoni është përplasur fillimisht me autoveturën me targa Tirane dhe më pas me atë me targa Gjirokastre.
Dy prej të plagosurve që u dërguan me urgjencë në Spitalin “Omer Nishani”, po përgatiten për t’u nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, pasi gjendja e tyre është tepër kritike.
Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje vijon hetime për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit./Start/
2012-09-23 16:06