Kredite edhe për infermierët në zonat e thella

Për këtë arsye, Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, po zhvillon një sërë aktivitetesh për sensibilizimin mbi edukimin profesional në vazhdim të infermierëve, fizio-terapistëve dhe mamive.
“Rritja e cilësisë së kujdesit infermieror si i tillë, kryesisht në zonat e thella, është prioritet për Urdhrin e Infermierit të Shqipërisë, pasi ky kujdes në zonat e thella, barazohet me kujdesin shëndetësor dhe kjo vjen si pasojë e mungesës së mjekëve”, thekson presidenti i UISH-së, Sabri Skënderi.
Ky institucion në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë, mendohet që deri në vitin 2014, të fillojë matja e krediteve dhe ricertifikimi i këtyre profesionistëve. Pra, që edukimi i tyre të bëhet i matshëm dhe në një 5-vjeçar, nëse ata nuk do të arrijnë numrin e krediteve të nevojshme, ata do të humbasin të drejtën e licencimit, pra nuk do t’u bëhet licencimi. Ndërkaq, UISH bën me dije se ka parashikuar që të zhvillojë aktivitete në 36 rrethet e vendit, por gjithashtu edhe konferencat rajonale në 12 qarqet e vendit, e njëkohësisht brenda vitit, edhe aktivitete e seminare, të cilat të shtrihen në të gjitha qendrat e mëdha që ekzistojnë në Tiranë, por edhe në shumë rrethe kryesore të vendit, me qëllim shqyrtimin e të tilla problematikave, por edhe sensibilizimin e infermierëve për edukimin në vazhdim.
Kështu, UISH pasi zhvilloi Konferencën për Edukim të Vazhdueshëm të Infermierëve, në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë dhe Qendrën e Edukimit në Vazhdimin, zhvilloi së fundmi edhe konferencën e kujdeseve infermierore të rrethit të Skraparit, ku morën pjesë drejtues të UISH-së, kryetari i këshillit rajonal të qarkut, nënprefekti i qarkut të Beratit, kryetari i Bashkisë Çorovodë, drejtori i spitalit të këtij qyteti së bashku me drejtorin e shërbimit publik etj. Së bashku me 65 infermierë të spitalit dhe qendrave shëndetësore.
Tematika e këtij takimi ishte pikërisht përmirësimi i kujdesit infermieror, dhe me edukimin e vazhdueshëm profesional të të gjithë infermierëve. /Start/
2012-09-24 16:02