Shkodër, pranga tre të rinjve për disa vjedhje

Në pranga gjatë fundjavës, përfunduan shtetasit Nikoll Gropçaj, 22-vjeç, Albert N., 17 vjeç, të dy lindur dhe banues në fshatin Bratosh, si dhe Paulin Nicaj, 19-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Hot, fshatra këto të komunës Kastrat të rrethit të Malësisë së Madhe.
Ndalimi i tyre u bë pasi shtetasi Nikoll Gropçaj në bashkëpunim me shtetasin Albert N., kanë vjedhur me thyerje, një kamion të parkuar në radhë, rreth 150 metra afër pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit, duke marrë 7 copë dyshekë fjetje, materiale këto të cilat janë gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provës materiale.
Ndërsa ndalimi i shtetasit Paulin Nicaj u bë pasi, nga hetimet e kryera rezultoi se me datë 29.08.2012, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin Nikoll Gropçaj kanë vjedhur kompjuterët në shkollën e bashkuar “Dede Gjo Luli” në fshatin Hot, Komuna Kastrat.
Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 4 monitorë kompjuteri të markës Acer, 2 njësi qendrore kompjuteri të markës Acer, si dhe 2 tastiera kompjuteri. Ndjekja e mëtejshme hetimore do të bëhet nga Prokuroria e Rrethit të Shkodrës për të përpiluar dosjen në ngarkim të tyre. /Start/
2012-09-24 09:19