E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident i rëndë në Korçë, 2 të vdekur dhe 9 të plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 9 të tjerëve ka ndodhur sot në aksin rrugor Korcë-Pogradec.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Leshnicë ku një furgon me pasagjerë me targa KO 711A është përplasur me një makinë tip Toyota me targa greke NAX633.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejutesi i mjetit me targa greke, 20-vjeçari Elvis Seksemi  dhe një pasagjer i automjetit 25 vjeç me inicialet R.Z dhe janë plagosur 9 pasagjerët që ndodheshin në furgon mes të cilëve edhe një 11-vjeçar.

Sipas policisë në furgonin e aksidentuar udhëtonin Leonora Nica, Lirika Tereziu 61 vjeç, Gjergji Spirollari, 64 vjeç, J.K, 11 vjeç, Liljana Kozmollari 66 vjeç, E.M, 14 vjeçe, Lenkë Mita 74 vjeç, Vasil Arroni 45 vjeç, drejtues i furgonit dhe Marjeta Arroni 65 vjeçe.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin dy mjetet ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›