E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Maqedoni, dy persona të vdekur

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Rostushë tek vendi i quajtur Livadhet e Sencës

Në aksin rrugor Mavrovë-Dibër gjatë një aksidenti të rëndë automobilistik jetën e humbën dy persona.

Sipas burimeve të policisë bëhet fjalë për Demirali Nuredini 52 vjeçar dhe Ramadan Memedi 51 vjeçar, të dy nga fshati Debresh i Gostivarit.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Rostushë tek vendi i quajtur Livadhet e Sencës, njofton portalb.

Sipas informatave, të dy viktimat kanë qenë duke vozitur veturë të tipit ‘Audi’ me targa të Gostivarit të cilët në saj të shpejtësisë së madhe gjatë vozitjes kanë humbur kontrollin dhe kanë ndërruar jetë.

Policia rrugore ka nisur hetimet, ndërsa komunikacioni është ndërprerë./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›