Mbi 20 të vdekur nga përmbytjet në Afganistan

Së paku 22 persona kanë humbur jetën në Afganistan, si pasojë e përmbytjeve.
Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Katastrofave ka thënë se shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur zona të ulëta në Kabul, Parvan, Kapica dhe Paktia, transmeton REL.
Gjashtë fëmijë janë në mesin e të vdekurve nga përmbytjet, të cilat po ashtu kanë shkatërruar dhjetëra shtëpi, një xhami dhe sipërfaqe të mëdha të tokave bujqësore./Indeksonline/