Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi vërshime në Shkup

Në disa lagje të Shkupit ka pasur vërshime si pasojë e reshjeve intensive të së shtunës. Pos lagjes së Bit Pazarit, vërshime ka pasur edhe në lagjet, Seravë, Topansko pole dhe në Autokomandë.
Reshjet e shumta kanë shkaktuar dëme materiale, bllokimin e disa rrugëve, si dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve, raporton agjencia Ina.
Pas temperaturave shumë të larta, të regjistruara gjatë ditëve të fundit, duket se shiu i shumëpritur ka freskuar Shkupin, por ka sjellë njëherazi vështirësi sidomos në qarkullimin e automjeteve. Në disa rrugë ku mungojnë kanalizimet janë vënë re edhe përmbytje./Indeksonline/