E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident i rëndë në RinasNjë i vdekur, një i plagosur

TIRANE- Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e së enjtes në aksin rrugor Tiranë-Rinas, në rrugën e re të Rinasit. Një automjet Corvette me targa të huaja, i drejtuar nga shtetasi Bledi Smaja, 30 vjec është përplasur me një benz me targa të Tiranës, TR 33 31 K, i cili drejtohej nga 27 vjecari Altin Bara.

Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e automjetit tip benz 27 vjecarin, Altin Bara, ndërsa është plagosur drejtuesit i automjetit tip benz, Bledi Smaja.
Automjeti tip benz është kthyer përmbys dhe është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës.

Nga të dhënat e deritanishme rezuton se shkak i këtij aksidenti ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit tip korveter drejtuar nga shtetasi Bledi Smaja, i cili po lëvizte në këtë aks rrugor me drejtim Rinas-Kashar, ku për pasojë ka goditur mjetin tip benz që po lëvizte në korsinë e tij në drejtimin Kashar-Rinas.
(jd/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›