E Shtunë, 31 Tetor 2026

I vë flakën vetes në Malin e Tomorrit, në gjendje të rëndë 55-vjeçari

Një person ka tentuar të martirizohet mbrëmjen e sotme, duke i vënë flakën vetes në Malin e Tomorrit. Mësohet se 55-vjeçari Flamur Guri, me profesion elektricist, baba i dy fëmijëve, ka tentuar t`i japë fund jetës duke u vetëdjegur me benzine në vendin e shenjtë të njohur si Kulmak në mal, për arsye ende të paqarta. Sipas policisë dyshohet se 55-vjeçari ka qenë në gjendje të rëndë depresive në momentin e ngjarjes.
 

Policia raporton gjithashtu se Guri kishte marrë një taksi nga banesa e tij, deri në vendin e shenjtë, dhe kur ka mbërritur atje i ka telefonuar bashkëshortes së tij, duke i komunikuar vendimin ekstrem. Ka qenë pikërisht kjo e fundit që ka njoftuar policinë, e cila e ka gjetur në gjendje tepër të rëndë 55-vjeçarin.

Ndërkaq 55-vjecari është transportuar menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, nga ku mësohet se është në gjendje tepër të rëndë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›