Aksident i rende ne Rrugen e Kombit tre te vdekur
Pamja e kufizuar dhe shpejtësia tej normave të lejuara i ka marrë tre personave në rrugën e Kombit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes ne aksin Morinë – Kukës. 500 metra larg nga dogana e Morinit në brendësi të territorit shqiptar, mjeti tip audi që vinte nga Kosova drejt Tiranës humbi kontrollin teksa hynte ne uren e pare te autostrades dhe doli nga rruga, duke rënë rreth 40 metra poshtë urës.
Për pasojë 3 personat që ndodheshin ne mjet gjetën vdekjen e menjehërshme. Viktimat janë Bujar Sinani dhe Xhevat Prapashtica rreth 35 vjeç si dhe Ardita Bytyçi 22 vjece, me lidhje shoqerore mes tyre dhe jetonin në Prishtinë.
Nga policia dyshohet si shkak për aksidentin mungesa e sinjalistikës dhe shkelja e rregullave ëtë qarkullimit nga drejtuesi i mjetit.