E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane plagoset ne prite Bedri Dulla

Plagoset me armë zjarri në derën e shtëpisë 54 vjeçari Bedri Dulla në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë.
Rreth orës 8:30 të mëngjesit, sipas policisë, pranë rrugës “Teli Ndini” është qëlluar në prit 54-vjeçari Dulla sapo ka dal nga banesa e tij, duke marr dy plumba, një në barkë dhe një në kockat e legenit.
Pas sulmit me armë, i plagosuri është dërguar për mjekim në Spital dhe është jashtë rrezikut për jetën,
Sipas policisë, dyshohet se tentim vrasja është kryer për hakmarrje, pasi 54 vjeçari Dulla, 4 muaj më parë ka plagosur A.Hoxhollin. Ky I fundit dhe familjarët e tij, janë shoqëruar në polici pasi dyshohen se janë autorët e atentatit ndaj 54 vjeçarit që mbeti I plagosur me dy plumba.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›