Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën fëmija 7-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një i mitur 7-vjeçar është përplasur nga një automjet.
Fëmija është transportuar me urgjencë në spital por fatkeqësisht nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve të marra.
“Rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të mitur rreth 7 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Si pasojë, i mituri ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.