E Diel, 1 Nëntor 2026

“AKSHI dhe Rama, faqja më e zezë”/ Berisha: Të gjithë të barabartë në “Fermën e Derrave”, por disa derra janë më të barabartë se të tjerët

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të largohej nga detyra, por ai deklaroi se shqiptarët duhet ta largojnë, sepse një gjë e tillë nuk arrihet dot as nga ndërkombëtarët dhe as nga drejtësia.

Duke u ndalur në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Mandateve, ku u diskutua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, Berisha u shpreh se Rama dha urdhër që të mos votohej pro.

“Të gjithë jemi të barabartë në Fermën e derrave, por disa derra janë më të barabartë se të tjerët. Ndaj përgatiti projekt/ligjin për të mos lejuar arrestimin e zyrtarëve publikë pa një vendim përfundimtarë të gjykatës. Mjafton kjo për të nxjerrë në pah shpirtin e tij të zi të trazuar. Dënoj me forcë urdhrin e tij ndaj vasalëve që dje të mos votonin kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut”, tha ai.

Sipas Berishës, AKSHI dhe Rama janë faqja më e zezë në historinë e vendit.

“Mesazhi i demokratëve dhe protesta është i qartë, Edi Rama dhe vetëm Edi Rama. Rasti i Ballukut është problemi i raportit me drejtësinë, e cila po bllokohet, po u bllokua ky raport, bllokohet Kushtetuta.

Pra, në thelb AKSHI dhe Rama janë faqja më e zezë në historinë e vendit.

Ndaj dhe ne kemi këtë përcaktim, por ne sigurisht nuk pranojnë kurrën e kurrës, se ky është asgjësim i shtetit ligjor, kjo është tejkalimi i ligjeve dhe i Kushtetutës nga qeveria. Është grusht shteti. Është jashtë çdo lloji… por demokratët dhe qytetarët e kanë të qartë se kreu i organizatës kriminale është një dhe është Edi Rama“, u shpreh kreu i PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›