E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier, drejtuesi i motorit në gjendje kritike

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”, në autostradën Lushnjë–Fier, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të cilët po punojnë për menaxhimin dhe disiplinimin e trafikut në zonë.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Lushnjë–Fier”, shtetasi Z. H., 50 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me një motomjet, me drejtues shtetasin A. T., 28 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi A. T., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›