“Ka qenë shumë i zënë ma ha mendja”, Rama me gazetarin grek: Ende asnjë përgjigje nga Trump për gjyqin e ish-drejtuesve të UÇK-së

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Athinë në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit, gjatë një bisede me kryeredaktorin e “Kathimerini”, Alexis Papahelas, ka folur edhe mbi kërkesën që i bëri presidentit të SHBA, Donald Trump mbi gjyqin e ish drejtuesve të UÇK-së në Hagë.
Gazetari: I kërkuat presidentit Trump që ai të përfshihet në disa prej konflikteve që po ndodhin.
Edi Rama: Po, pata privilegjin të isha me presidentin Trump në ditën e themelimit të Bordit të Paqes dhe i kërkova diçka që ka të bëjë me gjykatën e drejtësisë mbështetur mbi një raport fantazish nga rusët, nga vladimir Putini që mbështeste një mocion për të hetuar të ashtuquajturat krime lufte dhe trafik organesh. Gjykata u ngrit për ta kthyer këtë proces fantazish kundër udhëheqësve dhe e burgosën pa një akuzë zyrtare. Më pas, i gjithë procesi u kthye në diçka krejt tjetër. Nuk kishte ndodhur asnjë trafik i organeve njerëzore dhe akuzohen që kanë udhëhequr luftën kundër pushtuesve dhe kanë bashkëpunuar me NATO-n. I thashë Trump që duhet të ndërhyjë.
Gazetari: A keni marrë përgjigje?
Edi Rama: Ende, por ka qenë shumë i zënë ma ha mendja.