E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në minierë, humb jetën 58-vjeçari në Prrenjas

Një aksident i rëndë ka ndodhur në minierën e kromit në fshatin Katjelit në Përrenjas, ku një minator ka humbur jetën.

Sipas policisë, viktima me inicialet S. B, 58 vjeç, humbi jetën pasi u zu poshtë nga një masiv minerali që rrëshqiti. 58-vjeçari ishte edhe kryetari i sindikatës së minatorëve.

Gazetari i RTSH-së raporton se miniera e kromit administrohet nga z. Gëzim Balla.

Gjatë një komunikimi në telefon, ai u shpreh se, “se ndiehet jashtëzakonisht i trishtuar dhe i keqardhur për tragjedinë e ndodhur në minierën të administruar prej tij.

Sipas administratorit, miniera prej disa ditës nuk ishte në gjendje pune për nxjerrjen e mineralit.

“Gjatë ditëve të fundit në galeri është punuar për të krijuar kushte optimale për punë. Sot rreth mesditës gjithçka ka qenë gati për rifillimin e procesit normal të punës. Drejtuesi teknik i kompanisë Hysni Kllogjri kanë inspektuar kushtet e sigurisë në galerinë e minierës dhe para fillimit të punës kanë trajnuar minatorët si zakonisht për të  filluar punën duke ju kujtuar zbatimin e të gjitha standardeve të sigurisë gjatë punës në galeri .Siguria e jetës së minatorëve është dhe do të jetë një nga parimet tona më të rëndësishme në këtë sipërmarrje.”

Më tej ai administratori Balla shtoi se, “përgjegjësi i turnit Gëzim Kllogjri më ka njoftuar për aksidentin tragjik ku një nga minatorët ka humbur jetën. Kjo ngjarje na ka shokuar dhe ndjehem mjaft i lënduar. Paraprakisht jam informuar se nga tavani i galerisë ka patur shembje dhe minatori 58 vjeçar është aksidentuar me vdekje pasi është goditur në kokë nga një gur.”

Policia e Elbasanit njoftoi se grupi hetimor ka shkuar në zonë për të kryer veprimet e duhura për zbardhjen dhe rrethanat e ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›