Makina futet mes turmës së tifozëve në Liverpul, disa të plagosur

Disa persona kanë mbetur të plagosur në qytetin e Liverpulit, pasi një 53-vjeçar u fut me makinë mes turmës së tifozëve që po festonin fitoren e skuadrës së Liverpulit në Premier League.
Makina u ndalua në vendngjarje, ndërsa autori ishte një britanik nga zona e Liverpool. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa po ashtu janë përfshirë edhe oficerëve kundër terrorizmit.
Kryeministri britanik, Keir Starmer e konsideroi ngjarjen “të tmerrshme”
“Skenat në Liverpul janë të tmerrshme, mendimet e mia janë me të gjithë të plagosurit ose të prekurit. Dua të falënderoj policinë dhe shërbimet e urgjencës për reagimin e tyre të shpejtë dhe të vazhdueshëm ndaj këtij incidenti tronditës. Unë po mbahem i përditësuar për zhvillimet dhe kërkoj që t’i japim policisë hapësirën që i nevojitet për të hetuar“, tha ai.
/rtsh.al/