E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë te mbikalimi i Patokut, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Thumanë–Milot”.

Policia bën me dije se kamioni me drejtues shtetasin B. D., 35 vjeç, është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin Lek Bushi, rreth 59 vjeç, i cili si pasojë, ka humbur jetën.

Shtetasi B. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›