E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rnd n aksin Gjirokastr-Tepelen

Një aksident i rëndë u regjistrua paraditen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër Tepelene ku si pasojë e të cilit gjeti vdekjen një shtetas 45 vjeçar.

Sipas të dhënave të para 45 vjeçari i identifikuar si Përparim Hodo, pasi zbriti nga autobusi me të cilin po udhëtonte u përpoq të kalonte rrugën. Pikërisht tentativa për të kaluar në anën tjetër të rrugës ka shkaktuar përplasjen për vdekje të tij nga një automjet tip Mercedes Benz.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe nisën punën për zbardhjen e plotë të saj. Aksi rrugor Gjirokastër-Tepelenë mbetet një ndër akset problematikë në vend përsa i përket numrit të të aksidentuarve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›