Aksident i tmerrshëm në Turqi, 25 të vdekur

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja më e madhe turke “Zaman”, e cila sqaron se në aksident u përfshinë një autobus dhe një kamion i ngarkuar me tulla. Shkak i aksidentit ishte shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor dhe dalja nga korsia e duhur. Në vendngjarje janë shpërndarë gjithandej tullat e kamionit.
“Zaman” raporton se dy nga 25 të vdekurit ishin foshnje ndërsa të plagosurit janë transportuar për në spitalin më të afërt.
Deri më tani, nga forcat e policisë dhe të ndihmës së shpejtë, të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje, janë identifikuar 21 prej të vdekurve. Identifikimi i katër të tjerëve ishte tepër i vështirë për shkak të gjymtimit./Start/F. P/
2011-12-21 17:26