E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident i trefishtë në Dimal, plagosen dy nga shoferët, bllokohet qarkullimi

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, rreth 100 metër larg hyrjes së Rotondos së Dimalit.

Tre mjetet që janë përfshirë në këtë aksiden: Renault me targa AA 681 RY, Volsëagen me targa AB 452 BK dhe Audi AA 200 RU janë përplasur me njëra-tjetrën, duke qarkulluar në sense të kundërta.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë dy nga drejtuesit e mjeteve dhe makinat janë dëmtuar, ndërkohë që është bllokuar qarkullimi i makinave në krahun e majtë të këtij aksi nacional.

Në vendin e aksidentit kanë shkuar efektivët e policisë rrugore, që po kryejnë këqyrjen e vendngjarjes, për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit. Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar dhe një devijim i njërit prej mjeteve, në përpjekje për tu futur në një rrugë dytësore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›