E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident i trefishtë në zonën e Kasharit, 3 të plagosur, policia nis hetimet

TIRANË- Aksident i trefishtë në zonën e Kasharit. Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se 3 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërkohë që na aksidenti raportohen 3 persona të plagosur.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ndërkohë mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e tyre.

Aksidenti rrugor ka shkaktuar edhe bllokimin e rrugës në këtë aks, ndërkohë që blutë kanë marrë masa për zhbllokimin e qarkullimit
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›