Alonso fiton garën e Spanjës, dy Ferrari në podium
Është rikthyer Ferrari në mënyrën më të mirë, Alonso i pari dhe Masa i treti. Kishte kohë që dy makina Ferrari nuk ngjiteshin bashkë në podium. Është dashur të vinte gara e Spanjës që dy kokëkuqet t’i shihim në finish të parat. Fernando Alonso e ka mbërritur vijën e finisht 12 sekonda para Raikonenit, që vijon të paraqitet mirë, duke zënë vendin e dytë sërish. Ndërsa Masa duket se ka lënë pas periudhën e keqe dhe është rikthyer i treti. Vetëm vend i katërt për kampionin e botës, Sebastian Vetel, i cili gjithsesi arrin të mbajë vendin e parë sa i përket klasifikimit të pilotëve. Në vend të dytë është Raikonen, ndërsa Alonso i rrëmben vendin e tretë Hamiltonit.
Klasifikimi i pilotëve
1. Vetel 89 pikë
2. Raikonen 85
3. Alonso 72
4. Hamilton 50
5. Masa 45
6. Veber 42
7. Grosjean 26
8. Di Resta 26
9. Rosberg 22
10. Buton 17
Klasifikimi i konstruktorëve
1. Red Bull 131 pikë
2. Ferrari 117
3. Lotus 111
4. Mercedes 72
5. Forc India 32
6. Mclaren 29
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)
Klasifikimi i pilotëve
1. Vetel 89 pikë
2. Raikonen 85
3. Alonso 72
4. Hamilton 50
5. Masa 45
6. Veber 42
7. Grosjean 26
8. Di Resta 26
9. Rosberg 22
10. Buton 17
Klasifikimi i konstruktorëve
1. Red Bull 131 pikë
2. Ferrari 117
3. Lotus 111
4. Mercedes 72
5. Forc India 32
6. Mclaren 29
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)