Vuçiç: Pajtim për veprim të përbashkët veri – Serbi
Nënkryetari i Qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiç, ka vizituar sot veriun e Kosovës dhe pasi është takuar me kryetarë komunash me të cilët ka folur rreth marrëveshjes së Brukselit, u shpreh se është arritur pajtimi për koordinim e aksioneve të ardhshme dhe për veprim të përbashkët.
Vuçiç ka sqaruar para drekës së përbashkët, se ka biseduar me kryetarë të komunave edhe pse nuk kanë mendime dhe bindje të njëjta. "Populli ynë në Kosovë i beson shtetit e ne as duam dhe as dëshirojmë të ndërrojmë popullin”, ka thënë Vuçiç. Gjithashtu ai ka shtuar se atje ku dallojnë qëndrimet, gjithmonë do të kërkojmë gjuhë të përbashkët.
Kryetari i komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviç, duke konfirmuar arritjen e pajtimit, ka thënë se nuk kemi shtet rezervë dhe jemi të detyruar të punojmë bashkërisht.
(BalkanWeb)