E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident me makinë për Hulio Sezar, çelsi në dyshim

Sezar është përplasur me makinën e tij tip Lamborgini dhe megjithëse incidenti nuk ishte i rëndë dhe me pasoja për portierin zikaltër, ende mbeten disa dyshme të vogla rreth faktit nëse ai do të jetë në fushë të mërkurën ndaj Çelsit në Ligën e Kampionëve. Nga përplasja “gardiani” i Interit ka mbetur me disa nxirje në fytyrë, por pa rreziqe të mëtejshme.

Sidoqoftë, ai nuk ka zhvilluar stërvitje me pjesën tjetër të grupit sot paradite dhe kjo lë disa dyshime të vogla mbi përballjen e të mërkurës. Por nga klubi sigurojnë se Hulio Sezar me siguri do të jetë në fushë në sfidën me Çelsin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›