E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deko ka nostalgji: I jam borxhli Mourinjos

Blutë e Londrës do të zbresin të mërkurën në fushën e “San Siros” dhe ish-mesfushori i Portos dhe Barcelonës (tashmë te Çelsi) ka kujtuar vitet e shpërthimit të tij me portugezët. Në atë kohë në krye të ekipit ishte Hoze Mourinjo, që nesër do të jetë kundërshtari i Dekos.

“Para se të vinte Mourinjo, të gjithë ishin të dëshpëruar, edhe unë. Kisha tre vite në skuadër dhe nuk kisha fituar asnjë trofe. Por Hozeja ndryshoi gjithçka me punën e tij. Loja jonë ndryshoi për mirë dhe arritëm të fitojmë Ligën e Kampionëve”, ka kujtuar mesfushori i Çelsit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›