E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident me pasoje vdekjen ne Fushe-Kruje

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rural Fushë Kruje –Ishëm.

Një automjet me targa Kruje 7224 A, ka përplasur për vdekje 43-vjeçarin Behar Xhaferi. 43-vjeçari ishte nga fshati Bubq dhe po udhëtonte me biçikletë, kur është përplasur nga automjeti tip Golf. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit.

Menjëherë në vendngjarje ka vajtur policia, e cila ka shoqëruar për në komisariat drejtuesin e automjetit.

Sipas hetimeve paraprake mendohet se shkaku i aksidentit është shpejtësia tej normave të lejuara.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›