Kuzhe Miqesorja me Argjentinen pozitive pavaresisht forces se kundershtarit
Shqipëria nuk e ka luksin të refuzojë ftesën e kombëtareve të mëdha, edhe në rastet kur ekipi ynë e ka të pamundur të luaj me futbollistët më të mirë. Kështu e mendon trajneri i përfaqësueses shqiptare Josip Kuzhe, i cili e vlerëson si pozitive miqësoren me Argjentinën, edhe pse ekziston rreziku i një humbje të thellë. Shqipëria udhëton pa gjashtë apo shtatë titullarë, ndërsa çelestët luajnë me formacionin më të mirë, përfshi yje të tillë si Leo Mesi, Karlos Tevez apo Higuain. Por kroati Kuzhe duket se e fsheh frikën….
“Organizimi ka qenë i vështirë, sepse koha e ndeshjes nuk është më e përshtatshmja, por mua si trajner më duhet kjo miqësore dhe mendoj se gjithë shqiptarët duhet të jenë të lumtur për këtë ndeshje. Në vitet e fundit, flas për kohën që unë kam qenë trajner, e kemi pasur të pamundur zhvillimin e ndeshjeve me ekipe të mëdha. Pastaj do të luajnë ata që janë e ardhmja e futbollit shqiptar dhe kjo është positive. Pavarësisht se nuk luajmë në një date të FIFA-s dhe jo të gjitha lojtarët i janë përgjigjur ftesës”, thotë Kuzhe.
Stërvitja e parë dhe e vetme në token shqiptare u zhvillua pasditen e së enjtes, në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa përfaqësuesja do të kryejë edhe dy seanca stërvitore në Argjentinë, atje ku do të zhvillojë miqësoren e vlefshme për festën e pavarësisë së vendit amerikano-latin. Por, Josip Kuzhe pranon forcën e kundërshtarit.
“Duhet të jem realist dhe të pranoj të kemi marrë një risk të madh mbi vete. Argjentina është një nga ekipet më të forta në botë, po përgatitet për Kupën e Amerikës që zhvillohet në vendin e tyre dhe ne duhet të jemi shumë të organizuar për të shpresuar te arritja e rezultatit. Duhet të jemi në formë, të luftojmë në mbrojtje dhe të vrapojmë pa pushim.”, është shprehur trajneri i kombëtares.
Nesër më mesditë ekipi shqipëtar do të niset nga aeroporti i Rinasit dhe pas një tranziti prej rreth tri orësh në Romë do të fluturojnë drejt Buenos Airesit, ku të hënën në orën 23:00 me orën tonë do të luhet sfida me Argjentinën.