Prokuroria 3 vjet burg per biznesmenin kosovar Aziz Kelmendi
Prokurori ka dhënë pretencën 3 vjet burg për biznesmenin kosovar Aziz Kelmendi.
Prokurori Ervin Karanxha, i kërkoi gjyqtarit Arben Micko, shpalljen fajtor të biznesmenit për vrasje nga pakujdesia të këngëtares Elsina Hidersha e njohur si Emmy, të parashikuar në nenin 85 të Kodit të Procedurës Penale.
Nga ana tjetër, avokati mbrojtës Xhevahir Morina i ka kërkuar gjykatës lirimin e biznesmenit kosovar duke e argumentuar se i pandehuri është penduar thellë, si dhe është në kushte të rënda shëndetësore e psikologjike.
Në fjalën e tij të fundit, Aziz Kelmendi ka kërkuar mëshirë nga gjykata e Tiranës.
Kelmendi përfiton 1/3 e uljes së dënimit përfundimtar që do të japë gjykata penale e Tiranës pas pranimit të kërkesës së tij për gjykim të shkurtuar.
Gjyqtari Arben Micko do të japë vendimin e tij të premten ora 13:00, lidhur me fajësinë apo jo të Aziz Kelmendit për vdekjen e këngëtares Emmy.
Këngëtarja e re Emmy, u vra në 27 shkurt 2011, pasi u tërhoq zvarrë nga makina e biznesmenit kosovar, jashtë ambienteve të një klubi nate të Tiranës.