I hiqet mandati Ilir Beqjas
Gjykata Kushtetute ka vendosur t’i heqë socialistit Ilir Beqja mandatit e deputetit. Kushtetuesja vlerësoi se deputeti i Partisë Socialiste Ilir Beqja kishte shkelur Kushtetutën e vendit, pasi në kohën kur ai kishte fituar mandatin e deputetit, kishte përfituar fonde publike përmes një tenderi.
Pikërisht për këtë pikë, sipas nenit 70, pika 3 të Kushtetutës, “një deputet nuk mund të përfitojë fonde publike, sepse deputeti është pushtet, është autoritet dhe me autoritetin e tij ai nuk mund të përfitojë dhe të abuzojë”.
Në seancën plenare të datës 22 tetor të vitit të kaluar, Kuvendi diskutoi pikërisht çështjen Beqja. Pas diskutimeve mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës, u hodh në votë kërkesa për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të fati i mandatit të deputetit të zgjedhur në Qarkun e Shkodrës. Kërkesa u votua gjatë asaj séance me 70 vota pro dhe 67 vota kundër. Para këtij votimi vetë deputeti Beqja u shpreh se nuk ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën e vendit.
Sipas tij, flitet për aktivitetin e në një kohë kur nuk ishte deputet. Por kjo u hodh poshtë nga raporti i përpiluar nga Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit. Në atë raport thuhet se, “sipas gjithë dokumentacionit zyrtar, rezulton e qartë se deputeti Ilir Beqja, pasi ka marrë mandatin e deputetit nga Komision Qendror i Zgjedhjeve, ka përfituar nga Bashkia Durrës tenderin me 97.7% të vlerës së fondit limit”.
Në raportin përcjellë seancës së tetorit të vitit të kaluar, thuhej gjithashtu se “rezulton e qartë sipas dokumentacionit, se shoqëria ku ka qenë dhe vazhdon të jetë edhe sot aksioner me 51% të aksioneve, z. Beqja ka ushtruar veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pushteti vendor, pikërisht Bashkia Durrës, e cila drejtohet po nga forca politike që i përket z. Beqja, përgjatë gjithë periudhës, duke përfituar parashikuar në shumën 24. 240. 000 lekë", thuhet në qëndrimin e mazhorancës në raport.
Gjykata Kushtetuese, pas shqyrtimit të gjithë dokumentacionit përkatës, vendosi përfundimisht të heqë mandatin e deputetit të Partisë Socialiste Ilir Beqja.