E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me pasojë vdekjen

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Devoll, në fshatin Bitinckë.

Një automjet i cili ecte me shpejtësi të madhe ka përplasur furishëm një këmbësor duke i shkaktuar vdekjen, shkruan noa.

Viktima është ende e paidentifikuar, ndjesa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.

Pavarësisht ndihmës së dhënë nga të pranishmit, kalimtari ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›