Burgaj ndalon dëbimin e romëve

Pas apelit të ndërkombëtarëve, atij të Avokatit të Popullit, Igli Totozani dhe rezistencës së shfaqur nga 37 familje rome në Tiranë, që rrezikonin të dëboheshin me forcë nga toka pranë pallatit me shigjeta, ku kanë ngritur çadrat dhe barakat e tyre, vjen edhe reagimi i Policisë së Shtetit.
Burime të News 24 bëjnë me dije se kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka dhënë një urdhër për ndalimin e dëbimit të këtyre personave nga zona ku banojnë.
Sipas tij, asnjë individ nuk do të bëjë vetëgjyqësi ndaj romëve. “Nuk do të lejojmë asnjë dëbim të familjeve rome. Firma ndërtuese nuk do lejohet të ndërmarrë asnjë veprim pa u sqaruar situata”, është shprehur ai.
Burgaj shtoi se firma nuk do lejohet të kryejë asnjë ndërtim pa pasur titull ekzekutiv të Përmbarimit dhe leje mjedisore nga Bashkia./Indeksonline/