E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident me vdekje, prangoset turku

Një shtetas turk është fajësuar për aksidentin e ndodhur ditën e diel, ku si pasojë ka vdekur një 50-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 minuta në fshatin Katund i Ri, 5 km larg qytetit të Elbasanit, ku shtetasi turk, Servet Kurum, nga Stambolli, duke udhëtuar me mjetin e tij tip "Fiat" me targa EL7828B, ka përplasur H.Kasa, banor të fshatit Katund i Ri. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka dërguar me urgjencë në spital të aksidentuarin. Sipas burimeve, 50-vjeçari ka gjetur vdekjen 30 minuta pas aksidentit, ndërsa shkaktari i këtij aksidenti është dërguar në polici, ku po merret në pyetje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›