E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi bashkëfshatarin, arrestohet atentatori

Policia e Tepelenës ka mundur dje të identifikojë dhe arrestojë një person nga fshati Dhëmblan i Komunës së Lopësit, i cili pas një zënke banale për çështje të kullotës së bagëtive ka tentuar të vrasë më armë zjarri bashkëfshatarin e tij. Burime të kësaj policie bënë të ditur se gjatë dy ditëve ka vazhduar puna e policisë për identifikimin dhe kapjen e autorit të goditjes me armë zjarri dhe vetëm mbrëmjen e së dielës është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Admirim Zëraj, 35 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Sinanaj të Tepelenës, i dënuar më parë për vjedhje. Zëraj dyshohet se është autor i veprës penale të tentativës për plagosjen e bashkëfshatarit të tij, Taulant Liçi, dhe për këtë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me paramendim e mbetur në tentativë", të parashikuar nga neni 78 dhe 22 i Kodit Penal. Ngjarja ka ndodhur më 3 maj rreth orës 11:00, kur në aksin rrugor që lidh fshatrat Sinanaj dhe Sevaster, Admirim Zëraj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të furgonit tip "Ford" me targa VL 2118 B, me drejtues shtetasin Osman Hodaj. Zëraj ka dalë përpara furgonit dhe pasi ka dalluar 28-vjeçarin Taulant Liçaj e ka qëlluar me një plumb dhe është larguar menjëherë. Liçaj është plagosur në supin e djathtë dhe është transportuar menjëherë për në spitalin e Tepelenës dhe pas ndihmës së parë mjekësore ai është jashtë rrezikut për jetën.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›